Home LAJME Guvernatori i BQK-së priti në vizitë zyrtare gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar

Guvernatori i BQK-së priti në vizitë zyrtare gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar

0
Guvernatori i BQK-së priti në vizitë zyrtare gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili ka pritur në një vizitë zyrtare gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar, Gianluca Vitagliano.

Sipas njoftimit të BQK-së, guvernatori Ismaili fillimisht e njoftoi gjeneralin Vitagliano lidhur me mandatin, detyrat dhe përgjegjësitë e BQK-së, me theks në aktivitetet e ndërmarra nga BQK në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT), luftën kundër parave të falsifikuara, si dhe projektin e ri në luftën kundër falsifikimit të parave.

“Duke e informuar për zhvillimet në fushën e pagesave si në aspekt të integrimit drejt SEPA si dhe për infrastrukturën e re të pagesave të shpejta, Guvernatori Ismaili u ndal tek lufta kundër falsifikimit të valutës euro, ku theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me institucionet relevante të Republikës së Kosovës. Ai informoi lidhur me progresin në hartimin e legjislacionit për themelimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit të Parasë, me mbështetje nga Banka Qendrore e Kroacisë dhe Zyra e BE-së në Prishtinë, në kuadër të programit TAIEX së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit në BQK, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e luftës kundër falsifikimit të valutës, në kuptim edhe të projektit të bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian që synon forcimin e bashkëpunimit me autoritetet kosovare dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale për parandalimin dhe identifikimin e falsifikimeve.

“Drejtuesit e BQK-së e njoftuan delegacionin e karabinierëve italian lidhur me disa hapa tjerë të rëndësishëm të ndërmarrë nga BQK në këtë drejtim, duke përfshirë nënshkrimin në gusht 2025 të Marrëveshjes me Bankën Qendrore Evropiane (BQE) në fushën e luftës kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro. Derisa Guvernatori Ismaili e falënderoi delegacionin italian për vizitën, shprehu vlerësimin më të lartë ndaj mbështetjes së institucioneve italiane dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të koordinimit me partnerët evropianë në ruajtjen e integritetit të valutës dhe forcimin e sigurisë monetare në vend”, njofton tutje BQK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here