- Reklama -

Guvernatori i BQK-së mori pjesë në takimin e Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar në SHBA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në seancën plenare dhe takimin e Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), gjatë Takimeve Vjetore 2025 në Washington DC.

Seanca plenare mblodhi së bashku ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore dhe delegatë nga 191 vende anëtare për të diskutuar zhvillimet globale ekonomike, stabilitetin financiar dhe perspektivat për rritje të qëndrueshme.

- Reklama -

BQK bën të ditur se gjatë seancës, presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, prezantoi zhvillimet më të fundit dhe prioritetet strategjike të institucionit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së drejtuar nga sektori privat, krijimin e vendeve të punës, ndërtimin e qëndrueshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe rindërtimin në rajonet e prekura nga krizat.

Pas fjalës së tij, drejtoresha ekzekutive e FMN-së, Kristalina Georgieva, mbajti një prezantim që përmbledhte tendencat e fundit të ekonomisë globale dhe prioritetet e politikës së Fondit për forcimin e stabilitetit makroekonomik.

“Pjesëmarrja e guvernatorit Ismaili në seancë ofroi një mundësi për të bashkëvepruar me politikbërës globalë dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë perspektivat globale ekonomike dhe iniciativat për forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar”, thekson BQK.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort