Paris Guri, kryetar i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një linjë direkte Debat Plus ka thënë se nuk ka frikë nga kallëzimi penal të cilin ia ka bërë ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Guri ka thënë se ai që duhet të ketë frikë është vet ministri Peci.
‘’Absolutisht unë nuk kam arsye me u tutë. Mëkati jem është që kamë dorëzuar një kallzim penal ndaj një hajnie të madhe që është bërë në Ministrinë e Bujqësisë, kështu që nëse këtu ka nevojë me u frikësu është ministri i Bujqësisë. Arsyeja e kallzimit penal sot ndaj meje ka qenë vetëm frika. Në frikë e në panikë është Faton Peci, ministri i Bujqësisë’’, ka thënë Guri.
‘’Ai veprim ishte nga frika, nga sikleti që e ka kap për skandalet që i ka bërë gjatë krejt kësaj kohe. Në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin, ke absolutisht e pa logjikshme’’, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Peci në padinë ndaj tij e kishte shkruar se Guri bënë pjesë në një grup kriminal.
‘’Unë jam një i ri i Republikës së Kosovës që e du vendin tim dhe që kontribuoj për vendin tim. Mëkati i vetëm i jemi, i forumit të rinisë dhe Sekretarit është që e kemi zbulu një skandal që ministri i Bujqësisë ia jep 200 mijë euro brenda pak muajve deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Fatkeqësia më e madhe është këtu që e njëjta deputete është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi’’, ka thënë Guri.