Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë në Ditën e Veteranit të UÇK-së se kjo kategori nuk ndihet ende e lirë për shkak të siç ka thënë problemeve me institucionet e shtetit. Gucati është ankuar për mungesën e ligjit për vlerat e luftës.
OVL e UÇK-së për këtë ditë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotme. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, ka thënë Gucati për mediat.





