- Reklama -

Gucati deklarohet i pafajshëm: E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë para Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

“Unë Hysni Gucati dhe bashkëluftëtarët e mi e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur më 3 qershor të vitit 1999 dhe sot jam invalid i luftës të UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë. Ne jemi të pafajshëm”.

- Reklama -

“Unë e kam të drejtën e lirisë dhe të shprehjes dhe e drejta e shprehjes së mendimeve të mia është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdoj t’i mbroj këto vlera deri në fund. Në të gjitha pikat që mu lexuan deri tash e ndjej veten të pafajshëm dhe plotësisht të pafajshëm”.

Hysni Gucati akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjykatësi i procedurë paraprake, Nikola Giju, ka njoftuar se data e konferencës lidhur me ecurinë e çështjes do të caktohet ditëve në vijim, pas pushimit dimëror.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort