Home LAJME Grupi i OJQ-ve në Prizren reagon ashpër ndaj dukurisë së ngacmimeve seksuale në shkollat e Prizrenit

Grupi i OJQ-ve në Prizren reagon ashpër ndaj dukurisë së ngacmimeve seksuale në shkollat e Prizrenit

0
Grupi i OJQ-ve në Prizren reagon ashpër ndaj dukurisë së ngacmimeve seksuale në shkollat e Prizrenit

Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile në Prizren, përmes një reagimi publik, ka shprehur shqetësim të madh ndaj dukurisë së ngacmimeve seksuale në shkollat e Prizrenit.

“Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile në Prizren, shprehin shqetësimin e tyre me rritjen e rasteve të ngacmimeve seksuale në shkollat e Prizrenit, mos trajtimin e tyre brenda shkollës, penalizimin e nxënësve/eve të cilët/at pretendojnë të raportojnë raste dhe mos dënimin e kryesve të kësaj vepre penale.

Për më shumë, rasti i SHFMU “Ekrem Rexha”, ku profesori i kësaj shkolle, Ardian Ramadani, në Shkurt të këtij viti foli publikisht për rastet e ngacmimeve seksuale në shkollën e tyre dhe më pas ai ishte pezulluar përkohësisht nga puna. Në atë kohë, në këtë shkollë nga kutia e ankesave kishin rezultuar nëntë ankesa për ngacmim seksual, ku drejtoresha e kësaj shkolle kishte larguar këto ankesa, pra nuk i ka marrë për bazë mbi “arsyetimin se po preket morali i shkollës dhe i mësimdhënësve”, duke anashkaluar në tërësi këto ankesa dhe duke mos ndërmarrë asnjë hap për dënim.

Ardian Ramadani, mësimdhënësi i cili kishte reaguar publikisht për këtë skandal dhe kishte sinjalizuar, tani po largohet përfundimisht nga puna.

Ne, si organizata të shoqërisë civile, të cilat angazhohemi e mbulojmë shumë fusha me aktivizmin tonë të përditshëm në Prizren, por si bazë kemi dinjitetin e të rinjve dhe të rejave të vendit, ndjehemi shumë të shqetësuar me ndodhitë e fundit dhe mos reagimin e insititucioneve relevante në këtë temë, nisur nga Drejtoria Komunale e Arsimit e duke vazhduar në organet e rendit dhe të drejtësisë në Kosovë dhe penalizimin e personave të cilët/at ngrisin shqetësimin e tyre për ngacmimet seksuale.

Kujtojmë se, Ngacimimi Seksual, që nga viti 2019 është vepër e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, duke dhënë përkufizim të qartë për këtë vepër: Ngacmimi Seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cënimit të dinjitetit apo që cënon dinjitetin e personit dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

Me këtë reagim bëjmë thirrje Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Policisë së Kosovës për marrje të masave të menjëhershme për trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale në çdo shkollë të vendit.

Ne besojmë fuqishëm se të drejtat e njeriut janë të padiskutueshme, duhet të mbrohen me çdo kusht, në shkollë, shtëpi e rrugë dhe në asnjë mënyrë të mos lejohet shkelja e tyre.

Vajzat dhe djemtë në shkolla duhet të posedojnë ambient të sigurtë për mësimnxënie dhe ushtrim të aktiviteteve të tyre të përditshme brenda objekteve shkollore, për më shumë ata/ato duhet të kenë siguri në raportim të rasteve të çdo lloj dhune, përfshi këtu rastet e ngacmimeve seksuale”, thuhet në fund të këtij reagimi publik nga Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile të cilat mbështesin këtë reagim:

Qendra për Barazi dhe Drejtësi – QBD

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit

Asociacioni i Gruas Feminae – AGF

Space ED

Institute for Sustainability and Developmnet of Youth – ISDY

Tum Gencler El Ele

Nevo Koncepti

Environment and Youth Capacity Development – EYCD

Organizata jo-qeveritare THY

Active and Creative Youth – ACY

Green Leaders Besila

Kodi i Jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here