Komuna e Dragashit, në faqen e saj zyrtare njofton se Grupi i Grave Asambleiste, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Qafleshi – Skeraj dhe zyrtaren për Barazi Gjinore janë takuar sot për të diskutuar lidhur me organizimin e aktiviteteve gjatë Muajit Rozë.
” Në kuadër të Agjendës së aktiviteteve është paraparë që më datën 10.10.2024, e enjte, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e Asamblesë Komunale të mbahet një ligjëratë vetëdijesuese me gratë e Komunës së Dragashit. Ligjërata do të mbahet nga doktoresha gjinekologe, Sebahata Sylejmani- Shala. Në këtë ligjëratë janë të ftuara të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna jonë, për t’u informuar më tepër me sëmundjen e kancerit të gjirit, diagnostifikimin e hershëm dhe parandalimin e saj.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.