Grupi “BesaBesë”, përmes një njoftimi për media kanë thënë se e kanë parë me shqetësimin vendim e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat serbe.
Në reagimin për media ky grup thekson se vendimi i Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë ka qenë i ngutshëm dhe nuk i ka arritur objektivat sidomos, ato të cilat kanë të bëjnë me reciprocitetin.
“Serbia që 25 vite bënë barriera jo-tarifore në prodhimet kosovare deri tek kërcënimet e firmave të cilat tentojnë të importojnë prodhime kosovare në Serbi! Gjithashtu në produkte të cilat plasohen në tregun e Kosovës nuk shënohet ‘Republika e Kosovës’ po vetëm “Kosovo”. Serbia që 25 vite nuk e lejon transitin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova për në Evropë dhe anasjelltas. Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk do të duhet të heq ndalesën para se të rregulloheshin këto barriera nga Serbia!”, thuhet në reagimin e tyre.