LAJME

Gruda: Nuk përjashtohet dërgimi i çështjes në Kushtetuese

Gruda: Nuk përjashtohet dërgimi i çështjes në Kushtetuese
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2026, 09:58

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se PDK-ja nuk e përjashton mundësinë që çështjen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gruda ka thënë se me tejkalimin e afatit për konstituimin e Kuvendit po shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, por jo më nga Millosheviqi, prej njerëzve që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme”, ka thënë Gruda.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika