Aty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas lansimit të platformës së re politike, “Nisma Thurje”.Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari.
Një vend ku sipas saj u ngjall shpresa tek shqiptarët për të qenë të lirë.Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në ora 12:00 do të takohet me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takoj gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.






