LAJME

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia

Maqedonci takohet me shefin e EULEX-it, në fokus siguria dhe drejtësia
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 10:41

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të enjten u takua me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, me të cilin njofton se diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it për të forcuar sundimin e ligjit dhe të sigurisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimi për fuqizimin e institucioneve, garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligji, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika