Gazeta britanike, “The Guardian”, ka vendosur që t’ia besojë Hana Arapit dizajnin grafik të projektit të 200-vjetorit të kësaj gazete me famë botërore.
Hana Arapi është një grua e re nga Prizreni e cila e ka themeluar dhe e udhëheq në Prishtinë kompaninë e dizajnit, “Amam Studio”. Hana është shembull se si vajzat e reja kosovare, me punën e tyre që e bëjnë në Kosovë, arrijnë suksese në rrafsh ndërkombëtar dhe vendosin bashkëpunime edhe me kompani dhe media prestigjioze ndërkombëtare.
Amam Studio për The Guardian
Për “Grazetën”, Hana Arapi tha se është ndjenjë e paimagjinueshme të punosh për Guardian-in dhe të të vlerësohet puna kaq shumë, duke shtuar se “besimi, disiplina edhe dëshira e madhe për me kriju sene të mira na kanë mundësu të gjitha bashkëpunimet që i kemi pas deri tani, e tash na erdh mundësia kreativitetin tonë me e nda edhe me një projekt të ‘The Guardian’.”






