LAJME

Gruaja nga Ferizaj ankohet se iu premtua martesë në këmbim të marrëdhënieve seksuale

Gruaja nga Ferizaj ankohet se iu premtua martesë në këmbim të marrëdhënieve seksuale
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2021, 10:05

Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se një person e ka gënjyer duke i premtuar martesë, derisa me 6 nëntor kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, derisa viktima ka thënë se me të dyshuarin është njoftuar në rrjete sociale.

Rasti është cilësuar si ‘nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës’.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika