Dy persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Malishevë, dje në mesditë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se viktima është rrahur nga burri dhe kunati i saj, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ndërsa dy të dyshuarit për dhunë në familje janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.