Home LAJME Gruaja lajmëron policinë pasi burri i saj nuk trajtohet mirë në Spitalin e Prizrenit

Gruaja lajmëron policinë pasi burri i saj nuk trajtohet mirë në Spitalin e Prizrenit

0
Gruaja lajmëron policinë pasi burri i saj nuk trajtohet mirë në Spitalin e Prizrenit

Ankuesja femër ka raportuar në Stacionin policor në Gjakovë se bashkëshorti i saj me probleme mendore nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ajo pretendon se burri i saj nuk është trajtuar siç duhet nga ekipi mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas raportit, ai ishte i shtrirë prej disa ditësh në spital.

Raporti nga Policia e Kosovës:

TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh  ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren,  nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here