Gruaja harroi çantën me 18 mijë euro në taksi – policia i gjen 27 mijë euro të murosura te i dyshuari në Fushë Kosovë

0
1

Një person është arrestuar sonte në Fushë Kosovë, pasi dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Policia njofton se më 21.09.2022, një grua ka raportuar se ka vërejtur që i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18 mijë euro), të cilën dyshonte se e kishte harruar në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.

“Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij”, thuhet në komunikatën për media.

Pjesë e veprimeve policore thuhet se ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, ku në një depo të murosura janë gjetur dhe sekuestruar rreth 27 mijë euro.

“Personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që, konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here