Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dal me shifra alarmante sa i përket personave që janë prekur nga gripi sezonal gjatë tetorit të vitit të vitit të kaluar e deri në fillim të janarit të këtij vitit.
Sipas IKSHP nga fillimi i sezonës, 03 tetor 2022 (java e 40-të) deri më 01 janar 2023 (java e 52-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 23,832 raste të sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 3,406 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 67 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Më tej thuhet se gjatë javës së 52-të (26.12.2022-01.01.2023) janë raportuar raste 1,871 ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 314 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 7 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator (SARI).
IKSH ka rekomanduar edhe se si duhet të veprohet.
Njoftimi i plotë:
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME INFLUENCËN SEZONALE NË KOSOVË, 2022/2023
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale (ILI), ARI dhe SARI me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse. Mbikëqyrja realizohet përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv në Institucione shëndetësore dhe terren.
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME INFLUENCËN SEZONALE NË KOSOVË, 2022/2023
DHE PRAGU EPIDEMIK
Nga fillimi i sezonës, 03 tetor 2022 (java e 40-të) deri më 01 janar 2023 (java e 52-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 23,832 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 3,406 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 67 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Gjatë javës së 52-të (26.12.2022-01.01.2023) janë raportuar raste 1,871 ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 314 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 7 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator (SARI).
Intensiteti i Influencës sezonale sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 52-të paraqitet në aktivitetin e mesëm të qarkullimit.
MBIKËQYRJA VIROLOGJIKE
Në laboratorin e Qendrës kombëtare të Influencës – IKSHPK nga fillimi i sezonës deri me 04 janar 2023, janë testuar gjithsej 343 mostra nga pacientët e qendrave sentinel dhe jo sentinel si raste të dyshimta në ILI/ARI dhe SARI.
Nga 343 mostrat e testuara janë konfirmuar 81 raste me RSV që korrespondon me situatën epidemiologjike në rajon dhe Evropë dhe 21 raste pozitive në Influencën A.
AKTIVITETET SEZONALE
IKSHPK/ Departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e Influencës gjatë tërë vitit, me intensifikim të saj gjatë sezonës përkatëse (java e 40 deri në javën e 20),
Përcjell situatën epidemiologjike me rastet ILI/ARI (javore) dhe rastet me SARI (në bazë ditore/ alerti).
Bënë testimin laboratorik të mostrave në Departamentin e Mikrobiologjisë/Qendrën Kombëtare për Testimin e Influencës dhe patogjenëve tjerë respirator.
Aktiviteti i raportuar i gripit paraqitet në aktivitetin e mesëm të qarkullimit si dhe janë të rekomandueshme:
Mbajtja e maskave.
Distanca fizike.
Higjiena e duarve.
Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina.
Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.
• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.
• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut