Zyra e Kryeministrit është futur në grevë, kjo për shkak të kërkesës së fillimit të ndërmjetësimit për çështjen e Rregullores.
Në një dokument, Këshilli Grevist thotë se me datë 6 të këtij muaji, ata i kanë dërguar një kërkesë kryeministrit Hoti, për anulimin e Rregullores Nr.01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.
Ndërsa, nga data në fjalë, ata s’kanë marrë asnjë informatë nëse është duke u shqyrtuar kërkesa e tyre.






