Java e tretë tashmë po e gjenë vendin në grevë në arsim dhe në administratë.Grevistët janë të betonaur në kërkesat e tyre – shuma prej 100 eurove deri në miratimin e ligjit të ri të pagave, përderisa Qeveria e Kosovës, saktësisht kryeministri Albin Kurti nuk ka lëvizuar nga qëndrimi i tij – 50 euro deri në jetësimin e ligjit për pagat.
Asnjë takim me të, ministren Arbëri Nagavci e as ndërmjetësimi i avokatit të popullit nuk po arrijnë që palët të merren vesh dhe mësimi të fillojë.
Në disa shkolla kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj greva i ka “dal nga dora” dhe mësimi ka filluar.
Por janë Këshilli i Prindërve të Kosovës që vazhdimisht po bënë thirrje që palët përmes dialogut social të dakordohen në mënyrë që mësimi të fillojë.
Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve i ka thënë Gazea Blic se mësimi duhet të fillojë.
Ai madje ka bërë një krahasim të gjendjes në arsim që nga pas lufta e deri më sot.
“Kërkesa jonë e vetme është mësimdhënësit të gjejnë forcë e të fillojnë mësimin ngase kjo gjendje është më e rënda nga paslufta dhe dëmi që po i bëhet fëmijëve e prindërve është jashtëzakonisht i madh e i padrejtë”, tha Demi të hënën për Gazeta Blic.