LAJME

Greva 48-orëshe në Greqi: Nuk lejohet qarkullimi i mjeteve në pikat kufitare

Greva 48-orëshe në Greqi: Nuk lejohet qarkullimi i mjeteve në pikat kufitare
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2024, 13:38

Nga data 2 deri më 4 prill të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë do të jenë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatave. Në lajmërimin e dhënë në këto pika kufitare nuk do të lejojnë hyrje-daljet e mjeteve të vogla, automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Bllokimi i qarkullimit të mjeteve dhe ulja e traut nga pala greke do të nisë prej orës 05:30 të datës 2 prill deri në orën 05:30 të 4 prillit.

Më herët u lajmërua se në pikën kufitare të Kapshticës do të lejohej kalimi i mjeteve të vogla në orare të caktuar, por duket se pala greke është tërhequr nga ky vendim.

Gjatë kësaj periudhe pikat doganore të Kakavijës Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë nuk do të jenë jo funksionale, ndaj dhe shtetasit shqiptarë duhet të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara./rtsh/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika