Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një postim të Admir Mollës që njihet si përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i cili është me qëndrim në SHBA.
“Përkrahësi kryesor i Albin Kurtit në SHBA kritikon rëndë SHBA-në”, ka shkruar Grenell në Twitter ku postimit ia ka bashkëngjitur fotografinë që përmban postimin e Mollës.
“Do t’ia kujtoj Admir Mollës që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”.






