LAJME

Grenell: Tjetër vijë e kuqe e shkelur nga Kurti, iu tregoi “gishtin e mesëm” ShBA-ve dhe BE-së

Grenell: Tjetër vijë e kuqe e shkelur nga Kurti, iu tregoi “gishtin e mesëm” ShBA-ve dhe BE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Qershor 2023, 16:11

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar me akuzua drejt kryeministrit, Albin Kurti.

Pas tensioneve të reja sot në Veri, Grenell ka akuzuar kryeministrin Kurti se jo vetëm që nuk e përshkallëzoi situatën, por vetëm se ka arritur ta eskalojë edhe më shumë.

Grenell u shpreh se këtë mëngjes, Kurti kishte bërë me “gisht të mesit” ndaj kërkesave të ShBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.

Në Mitrovicë të Veriut u arrestua më herët një person me emrin Milun Milenkoviq Llune, që sipas ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ishte prijës i bandave kriminale.

“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti iu ngriti gishtin e mesëm dhe e eskaloi më tej situatën.”

Nga kjo, ai ka ngritur përfundimet se shtetet e botës nuk e respektojnë Joe Bidenin.

“Tjetër vijë e kuqe e shkelur – shtetet nuk e respektojnë Joe Bidenin.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika