I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që OJQ-të në Ballkan i kanë përfituar për 4 vjet.
Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova me 537 milionë dollarë.
Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’.





