Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka theksuar se pasi Serbia reduktoi numrin e trupave të saj përgjatë vijës kufitare me Kosovën, tani është radha e autoriteteve të Prishtinës që të përcaktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri.
Grenell nga Beogradi: Kurti dhe Osmani të zgjedhin datën e zgjedhjeve dhe të formojnë Asociacionin

Grenell, pas takimit me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se ka dëgjuar drejtpërdrejt nga Vuçeviqi këtë mëngjes se Serbia mirëpret praninë e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë.
“Këtë mëngjes kam dëgjuar drejtpërdrejt nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë se ata e mirëpresin praninë e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë dhe se kanë reduktuar në mënyrë dramatike numrin e trupave serbe përgjatë kufirit të tyre. Ky është një lajm i madh. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet tani zgjedhin një datë për zgjedhjet në veri dhe formimin e Asociacionit”, tha Grenell.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haxhiu: E kemi pranuar agjendën legjislative nga Qeveria, s’po mund ta trajtojmë shkaku masës nga Kushtetuesja

“Gjitha të mirat Kosovë”, ambasadori i BE-së përfundon mandatin

Osmani për emërimet në KQZ: Nuk është refuzuar vetëm anëtari i PDK-së, por edhe i VV-së

