LAJME

Grenell hedh poshtë pretendimet se paguhet 100 mijë dollarë nga Serbia për lobim

Grenell hedh poshtë pretendimet se paguhet 100 mijë dollarë nga Serbia për lobim
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2021, 19:56

Ish i dërgruari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq, i cili tha se Vuçiq e paguan 100 mijë dollarë në muaj për lobim.

Grenell, këto pretendime i ka quajtur të rreme.

“Nuk është e vërtetë. Askush nuk më paguan mua asnjë cent”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka shtuar Janjiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika