Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell, i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si të korruptuara.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka kërkuar që të ndërpritet financimi për to.
Grenell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai është arrestuar pesë vjet më parë dhe ende po mbahet.
“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” ka shkruar Grenell.
Të premten në Tiranë është organizuar protestë për të kundërshtuar ecurinë e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe folës tjerë kanë thënë se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i njëanshëm. Aktakuza kundër Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit përfshin veprat si burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve, midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Të akuzuarit kanë mohuar fajësinë. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi.
The Hague is totally corrupt and must be defunded.
Jack Smith was one of their prosecutors who arrested the sitting President of Kosovo more than five years ago.
He is still in prison. The trial only recently got started.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 18, 2025