Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, se nuk e ka përmendur fare dialogun Kosovë – Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara.
Grenell ka thënë se nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë partneriteti me Ballkanin.
“Joe Biden ka dështuar edhe ta përmend dialogun Kosovë – Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë të bëjë partneritet me Ballkanin”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Joe Biden fails to even mention the Kosovo-Serbia dialogue in his UN speech.
It is clearly not a priority for this White House to partner with the Balkans in any way.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 21, 2021