Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar tha se gratë janë forca që po udhëheqë transformimet në politike dhe ekonomi.
Ajo shtoi se demokracia nuk mund të jetë e plotë nëse gratë janë të pranishme vetëm simbolikisht dhe shoqëritë nuk mund të ecin përpara nëse gratë trajtohen si rol dytësor.
Këto komente Osmani i bëri në konferencën “Gratë shqiptare në politikë”.
Ndërsa, kryetarja e Aleancës Kombëtarë të Këshilltareve Bashkiake të Shqipërisë, Alta Azizi Haluci tha se kjo konferencë është ndërgjegje e një thirrje për bashkim dhe një betim i heshtur që gruaja shqiptare nuk do të mbetet në hijet e historisë, pasi gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e kombit./KP