- Reklama -

Granit Xhaka flet pasi u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër

Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

Ylli kosovar e fitoi këtë çmim në ceremoninë e mbajtur mbrëmë në Bern.

- Reklama -

32 vjeçari u ndie i lumtur për këtë mirënjohje dhe vlerësim, për kontributin e dhënë në nivelin e klubeve dhe për Kombëtaren helvetike.“Jam mjaft i lumtur për çmimin. Ky nuk ishte viti im. Ishte viti i jonë, me pjesëmarrjen në Kampionat Evropian. Dua t’i falënderoj të gjithë përsëri, posaçërisht trajnerin Murat Yakin, i cili më ka mbështetur, në ushtrime dhe në aspektin privat”, deklaroi Xhaka përmes një video-xhirimi pasi s’mund të ishte prezent në këtë ceremoni.

Viti 2024 ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli kosovar e kaloi një vit përrallor duke e fituar titullin e kampionit dhe atë historik në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa i fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë me “Farmaceutikët”.

Ndër të tjera, me Kuqezinjtë shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ku fatkeqësisht humbi në finale nga Atalanta, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit bëri paraqitje fantastike edhe në Euro 2024 me Zvicrën.

E krejt këto bënë që futbollisti me prejardhje llapjane të futej në listën e gjerë të Topit të Artë, duke e shkruar historinë si futbollisti i parë shqiptar që e bën një arritje të tillë.

Ditë më parë, mesfushori kualitativ u zgjodh sportisti i vitit në Zvicër, kurse mbrëmë Xhaka e fitoi një tjetër çmim.

32 vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër për herë të tretë radhazi.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Lojtarët e Serbisë priten me “Mora fjalë” e UÇK

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa...

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Beshiktash kërkon transferimin e Vedat Muriqit

Një nga klubet më të mëdha të futbollit turk,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort