LAJME

Granit Begolli, dorëhiqet nga posti i kryetrajnerit të Lirisë

Granit Begolli, dorëhiqet nga posti i kryetrajnerit të Lirisë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2024, 14:07

Në faqen zyrtare të KF “ Liria”, bëhet e ditur se pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen, dhe se vendimi i tij është miratuar nga drejtuesit e klubit.

“Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij e dorëheqjesë nga pozita e kryetrajnerit, Granit Begolli.

Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish.”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika