LAJME

Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Gradohen tre gjeneralë të rinj të FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2022, 17:42

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi janë graduar si gjeneralë brigade nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Gradimi i tyre është bërë pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla,

Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së, njofton Presidenca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika