Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Graçanicës, një person i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.
“Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987), mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij, pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.





