Barnatoret shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët arrijnë që herë të vetëm e herë në grup të vjedhin e të grabisin shumë të mëdha parash. Raste të tilla po krijojnë pasiguri dhe frikë për punëtorët, të cilët përballen me grabitësit që i kërcënojnë edhe me armë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe të dielën, në barnatoren “Ad Pharm” në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një person i moshës së mitur ka arritur të grabis një shumë të të hollave. Burimet nga Prokuroria thonë se nën kërcënimin e armës, i dyshuari ka ‘avulluar’ 300 euro para të gatshme.





