LAJME

Grabitet një pompë e derivateve në Prizren, hajni merr rreth 3 mijë euro

Grabitet një pompë e derivateve në Prizren, hajni merr rreth 3 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2022, 17:44

Numri i grabitjeve të armatosura në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë, duke krijuar kështu pasiguri për qytetarët por edhe bizneset. Cak i këtyre grabitjeve shpeshherë janë pompat e derivateve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku nën kërcënimin e armës është grabitur pompa ‘Exfis’

Në këtë pompë në Piranë të Prizrenit hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin.

Sinjali mëson se është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika