SPORT

GOOOOOOOL, Valon Berisha kalon në epërsi Kosovën

GOOOOOOOL, Valon Berisha kalon në epërsi Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2022, 19:26

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, në udhëtimin në Larnaca.

“Dardanët” pjesën e dytë e nisën shumë mirë, ndërsa golin e parë e gjetën në minutën e 65-të.

Edon Zhegrova e nisi aksionin e minutës së 65-të, ndërsa pasimin final e bëri Vedat Muriqi.

Berisha më pas e plasoi topin bukur dhe e kaloi Kosovën në epërsi prej një goli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika