Google po përgatitet të rikthejë punëtorët e saj në zyrë këtë javë dhe si një bonus shtesë, do t’u ofrojë atyre skuterë elektrikë falas për të ndihmuar në lehtësimin e tranzicionit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti i teknologjisë po bashkohet me prodhuesin e e-skuterëve Unagi për të lansuar një program të ri të quajtur “Ride Scoot”, në të cilin shumica e punonjësve të Google me bazë në SHBA mund të rimbursohen për koston e plotë të një abonimi mujor në skuterin elegant të Unagi Model One.





