TEKNOLOGJI

Google do t’i heqë fjalëkalimet

Google do t’i heqë fjalëkalimet
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2023, 09:09

Mbajtja në mend e fjalëkalimeve konsiderohet e vështirë, andaj kompania e kërkimit në internet, Google, po punon me shpejtësi për këtë, shkruan Usatoday.

Ajo ka në plan t’i heqë fjalëkalimet nga përdorimi, duke i zëvendësuar me kyçje nëpërmjet gjurmës së gishtit, skanimit të fytyrës apo me kodin PIN.

Kjo kompani po përpiqet që fjalëkalimet e gjata t’i largojë pasi s’po i konsideron më shumë të sigurta.

Menaxherët e disa kompanive që shkruajnë në blogun e Google u shprehën se fjalëkalimet janë zhgënjyese dhe mund t’i vënë njerëzit në rrezik nëse përfundojnë në duart e njerëzve të gabuar.

Alternativa tjetër, e njohur si “passkeys”, mund të mundësojë që nëpërmjet skanimit të shenjave të gishtit t’i jep qasje përdoruesit në të gjitha llogaritë e Google.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika