Megjithëse shitjet në mars u rritën me 63% nga marsi i kaluar, rezultatet janë ende larg atyre të arritura para pandemisë. Me përjashtim të krizës së vitit të kaluar, shitjet e muajit të kaluar në Evropë ishin më të ulëtat që nga marsi 2013 dhe 22% më të ulëta se në 2019.
Sipas të dhënave nga 26 tregje në Evropë, shitjet u rritën nga 842,094 vitin e kaluar në 1,374,313 njësi në mars. Se kjo ende nuk është një arsye për të festuar konfirmohet nga fakti se shitjet tremujore janë vetëm 1% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dmth më e ulëta që nga viti 1986. “Tregu Evropian është larg para-pandemisë dhe qeveritë duhet të marrin masa për të rritur shitjet dhe për të rivendosur besimin e klientit”, tha Felipe Munoz, një analist global në ‘JATO Dynamics’.
Vetëm dy grupe automjetesh, SUV dhe modele me energji elektrike, regjistruan një rezultat pozitiv. Në mars, automjetet elektrike arritën një rekord 16%. Kujtojmë, marsin e kaluar pjesëmarrja ishte 9.7%, dhe në 2019 vetëm 3.4%. Dhe modeli Golf ka rikthyer fronin, duke u bërë vetura më e shitur gjatë kësaj periudhe.