Gold AgReperi Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë dhe gjinia e foshnjës është djalë.Lajmin e ka bërë të ditur vet Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton se vogëlushin e pagëzoi me emrin Gueril.Ai shprehet i lumtur që djali i tij erdhi në jetë në një datë që është e shënuar për shqiptarët, më 28 nëntor.
“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.
Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.





