Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola dhe Emilija Rexhepi janë duke përfaqësuar Kosovën në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Strasburg, Gola dhe Rexhepi do të marrin pjesë në punimet e sesioneve, mbledhjet e komiteteve dhe aktivitetet e tjera në kuadër të Asamblesë.
“Sot, ditën e hënë, në kuadër të sesionit, pritet të zhvillohet edhe debati për raportin mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Ky raport është përgatitur nga delegacioni vëzhgues i APKE-së, i cili ka zhvilluar dy misione vëzhguese, një gjatë ditës së zgjedhjeve, më 28 dhjetor 2025 dhe një mision pas zgjedhor, të realizuar të premten e javës së kaluar, me 17 prill 2026” – thuhet në njoftim.
Siç njofton Kuvendi, në këtë debat krahas folësve të tjerë, pritet që edhe nënkryetari Gola t’u drejtohet anëtarëve të Asamblesë, për të paraqitur vlerësimet për procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.