Të paktën katër ndeshje të elitës së futbollit të Kosovës janë manipuluar për qëllime përfituese me bazë në Francë dhe në Kosovë, ka thënë të enjten Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancyt (Jirs), që merret me luftimin e krimit të organizuar dhe krimeve financiare, shkruan mediumi i njohur francez “lefigaro.fr”.
“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshinë një klub futbolli të elitës së futbollit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Emri i klubit nuk është bërë i ditur, por “analizat e koeficientëve dhe videove të disa ndeshjeve, e ka bërë të mundshme konfirmimin e manipulimit të rezultatit të disa prej tyre”, thuhet tutje në komunikatë.





