Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një raport për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit.
Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën.





