Sot, rreth orës 18:30, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë të Prizren.
Sipas informatave fillestare nga Policia, viktima, një mashkull rreth 81-vjeçar me inicialet D.H., është goditur nga një veturë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konfirmuar nga ekipi mjekësor emergjent.





