LAJME

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren, i dyshuari arrestohet

Goditet me veturë një këmbësor në Prizren, i dyshuari arrestohet
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2024, 09:27

Një person në Prizren është dërguar në mbajtje pasi e ka goditur me veturë një këmbësor të dielën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika