Google ka njoftuar se pamja e re e Gmail do të jetë e disponueshme për testim nga muaji shkurt.
Ndërfaqja e re për Gmail do të jetë e disponueshme si parazgjedhje nga muaji prill, ndërsa opsioni i vetëm në shërbim do të jetë nga tremujori i dytë i vitit 2022.
Ky opsion ndryshon mënyrën e integrimit të Google Chat, Meet dhe Spaces. Google planifikon t’i bëjë mjetet e mesazheve të kompanisë më shumë sesa thjesht dritare që “lundrojnë” pranë emailit të një përdoruesi.
Në vend të kësaj, ai do të ketë ekranet e veta në Gmail, të cilat mund të qasen përmes butonave të mëdhenj në anën e majtë të menysë. Google e quan këtë “rishikim të integruar”.
Kompania thekson se nga 8 shkurti, përdoruesit do të mund të testojnë vetë pamjen e re. Nga prilli, ata që aplikuan për opsionin e ri do të transferohen në të (me mundësi kthimi në modelin e vjetër), ndërsa nga tremujori i dytë i 2022, opsioni i ri do të jetë përvoja e vetme dhe standarde në Gmail.
Google po tregon vazhdimisht se dëshiron të integrojë thellësisht të gjitha produktet e tij të biznesit dhe ndërfaqja e re na jep njohuri se si do të duket integrimi i ri.
Kompania thekson se faqosja e integruar do të jetë e disponueshme për përdoruesit me llogari Google Workspace Business Starter, Business Standard, Business Plus, Enterprise Essentials, Enterprise Standard, Enterprise Plus, Education Fundamentals, Education Plus, Frontline, Nonprofit, G Suite Basic ose Business. /Telegrafi/