• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

GLPS: Kosova duhet të përafrojë legjislacionin e saj me të Bashkimit Evropian

tvprizreni by tvprizreni
October 31, 2022
in LAJME
0
GLPS: Kosova duhet të përafrojë legjislacionin e saj me të Bashkimit Evropian
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova në rrugën drejt Bashkimit Evropian duhet të përafrojë legjislacionin në fushën e mjedisit.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike po konsideron se nuk ka transparencë të mjaftueshme dhe se duhet të ketë përfshirje më të madhe të publikut në vendimmarrje.

Kështu u tha se në diskutimin me temën “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit “Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore”, ku u theksua se ka probleme të shumta në implementim të ligjit në këtë fushë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha tha se legjislacioni është i përafruar me standardet e BE-së.

“Natyrisht që kemi probleme të shumta sa i përket implementimit të ligjit, ndonjëherë ligjet nuk zbatohen në formën të cilën ne dëshirojmë ta zbatojmë ligjin. Kemi probleme të shumta, por natyrisht që këtu problemet duhet të adresohen dhe e mira është që edhe këto raporte të cilat ju i bëni, ndonjëherë na i tërheqin vëmendjen edhe na tregojnë që diçka nuk është duke shkuar në rregull. Është mirë që është cekur çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në çështje mjedisore. Çdo herë që ne i publikojmë ligjet e ndryshme në platformën online apo pranojmë email prej tyre, ato janë shumë të mirëseardhura. E keqja është që përfshirja e qytetarëve në aspektin, për shembull nëse një investim është duke ndodhur në një vend, qytetarët e asaj zone nuk po përfshihen shumë në debate publike”, ka theksuar ajo në tryezën e organizuar nga GLPS.

Më tej, zëvendësministrja shtoi se pas lëshimit të pëlqimit mjedisor, vështirë po bëhen ndryshime pas reagimeve që kanë qytetarët e një zone.

“Shumë shpejt do të bëhet edhe testimi i të gjitha këtyre raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, të cilat nuk i plotësojnë ndonjëherë kushtet. E para, është që në ministri ka pas zyrtarë të cilët merren me trajtimin e VMN dhe ata për shkak të kohës së shkurt që kanë për ta trajtuar dhe lexuar një VMN dhe në ndërkohë për tu marrë pjesën e lëshimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, kanë disa momente të cilat rrëshqasin disa informacione edhe nuk vlerësohet VMN si duhet. Prandaj, ne kemi kërkuar që të krijohet një komision, po kërkojmë ndihmë ndërkombëtare që të formohet një komision që do ta bëjë vlerësimin e ndikimit në mjedis për të gjithë personat që janë të licencuar nga ministria”, ka shtuar ajo.

Në kuadër të këtij projekti, GLPS i ka mbajtur 10 trajtime me qytetarë e aktivistë, si dhe organizata të shoqërisë civile lidhur me legjislacionin mjedisor në gjashtë komuna të Kosovës.

Hulumtuesi në GLPS, Liridon Salihi tha se Kosova duhet të përafrojë legjislacionin me BE-në dhe të ketë transparencë në çështjet mjedisore.

“Kosova si një shtet anëtar me aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pa dyshim që një ndër kushtet që duhet t’i plotësojë është që të përafrojë legjislacionin e saj me legjislacionin e Bashkimit Evropian, që ka dalë si kriter edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Sa i përket mjedisit, çështjet mjedisore në vendin tonë rregullohen prej akteve më të larta juridike deri në aktet më të ulëta juridike, duke përfshirë këtu edhe Kushtetutën e Kosovës, e cila parasheh të drejtën për një mjedis të pastër, po ashtu parasheh edhe ligjet të cilat i kemi tashmë në fuqi”, ka thënë Salihi.

Drejtoresha e organizatës ECoZ, Egzona Shala-Kadiu tha se arsyet kryesore që qytetarët nuk përfshihen në diskutime publike është mos informimi i duhur i tyre.

“Ndër arsyet kryesore që kemi identifikuar ne që mungojnë është informimi jo-adekuat i qytetarëve, që bëhet në ueb-faqe të komunës ose me një letër të shtypur brenda në komunë dhe normalisht nuk mbërrin informata deri te grupet e adresuara. Mandej është pjesëmarrja dhe përfshirja, dy komponentë kryesore në këtë ligjvënie ose në aprovimet mjedisore për arsyeje se tjetër është pjesëmarrja, e tjetër është përfshirja e tyre. Pjesëmarrja është minimum tre persona të jenë prezent gjatë zhvillimit dhe hartimit të VMN edhe kjo konkludon që përfshirja e tyre ka qenë fiktive”, ka thënë ajo.

Sipas saj, mungon edhe një mekanizëm adekuat i pjesëmarrjes së publikut.

Në raportin e GLPS kërkohet që të trajtohen me prioritet konkludimet për mjedisin që nxjerrë Komisioni Evropian në kuadër të Raportit të Progresit./kp/

Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
udemy paid course free download
download intex firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy paid course free download
Previous Post

MPB: Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe

Next Post

Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro

Next Post
Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro

Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

BE: Në ditët në vijim nisim me hapat e parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes

March 25, 2023
Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

Fluks i madh i fëmijëve të prekur nga viruset sezonale, për 24 orë deri në 150 vizita në Emergjencën Pediatrike në QKUK

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Xhaka titullar në formacionin e Zvicrës

March 25, 2023
U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.