Në infografikën e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, janë publikuar krahasimet e votave të zgjedhjeve të vitit 2019 me vitin 2021.
Në këtë infografikë janë publikuar rritjet dhe rëniet më të mëdha të votave.
Glauk Konjufca është deputeti të cilit i janë rritur më së shumti votat, që i bie 127955 vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, që i kishte vetëm 72686, ndërkaq ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pësuar rënien më të madhe me vota, nga të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku në vitin 2019 kishte 76163 vota ndërsa në vitin 2021 ka pësuar rënie minus 34757 vota.
Ndërkaq, nga këto të dhënat që janë publikuara nga KDI tregojnë se rënie gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pësuar: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Besian Mustafa, Daut Haradinaj, Abelard Tahiri, Haki Abazi, Jasmina Dedic.
Ndryshe, sipas këtyre të dhënave, rritje të numrit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pasur: Vjosa Osmani-Sadriu, Glauk Konjufca, Avdullah Hoti, Enver Hoxhaj, Arben Vitia Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Eman Rrahmani, Haxhi Avdyli.
Bëjmë të ditur se të dhënat janë marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.
Ndryshe, Instituti D4D gjatë ditës ka njoftuar se ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputet për zgjedhje të përgjithshme në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021.
“Instituti D4D ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputete për zgjedhje të përgjithshme kronologjikisht në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021.
Në këtë animacion mund të vërehen trajektoret e votave të grave kandidate si tërësi të subjekteve politike, ku në disa raste ka ulje të votave por në raste të caktuara edhe rritje”, ka bërë të ditur Demokracia për Zhvillim.