Me ftesë nga Qendra AIRE, gjyqtarja Shpresa Emra – Gjyqtare në Gjykatën Themelore Prizren – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryetarjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, kanë marrë pjesë në Forumin e parë të Barazisë Gjinore për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt këtë fundjavë në Mal të Zi.
Pjesë e këtij forumi ishin edhe presidenti i Gjykatës Evropiane Robert Spano, zëvendës presidentja e Gjykatës Siofra O’Leary, Ivana Jelic, gjyqtare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mujatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut nga Këshilli i Evropës, gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjyqtarë e ekspertë të tjerë nga rajoni.





