- Reklama -

Gjyqtari i Speciales, Smith, i përfolur për skandale sa kishte shërbyer në EULEX (VIDEO)

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara në Hagë, Charles Smith, ka shqiptuar dënimin me nga katër vjet e gjysmë burgim për ish-drejtuesit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ai është njohur në Kosovë nga koha sa ka shërbyer si gjyqtar në misionin e EULEX-it në mes viteve 2010-2013.

- Reklama -

Pas shpalljes së aktgjykimeve të sotme, është thënë nga Faton Klinaku se Smith kishte kërkuar të dënohej kryetari aktual i Nismës, Fatmir Limaj, “me apo pa fakte”, në rastin “Kleçka”.

Por akuza për të në të kaluarën kishte ngritur edhe Malcolm Simons, i cili kishte thënë se Charles Smith ka ndikuar në rastet gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kur jam caktuar në trup gjykues, më 2013, Charles Smith më informoi që misioni varej shumë nga rezultati i këtij rasti. Ai tha që misioni priste dënime. Për më tepër, ai më tha që puna ime mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënohen”, kishte deklaruar Simons.

Madje Simons, në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kishte folur më 2021 për disa procese.

Ai ka thënë se në EULEX ka pasur hetues, të cilët nuk kanë qenë të pavarur.

“Personat e vendosur për të kryer hetime nuk do të mund të kryenin hetime të pavarura asnjëherë. Ishte e qartë se BE-ja donte të manipulohej procesi për të arritur atë që donte”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort