- Reklama -

Gjyqtarë e prokurorë nga Ballkani Perëndimor mblidhen për të diskutuar për luftën dhe krimin e organizuar

Qendra AIRE dhe Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka mbledhur në Prishtinë, gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor.

Ky takim është pjesë e projektit “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal për kthimin e pasurive”.

- Reklama -

Koordinatorja Kombëtare e Projektit të Kthimit së Pasurive e Qendrës AIRE në Kosovë, Ganimete Ismajli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal lidhur me shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.

“Ky projekt i mbulon disa juridisksione duke përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë, Moldavinë, Serbinë, Kroacinë dhe Rumaninë. Sot, pra ekspertët e këtyre juridiksioneve janë mbledhur bashkë në Kosovë. E të cilët do të diskutojnë për sistemet statistikore. Përkatësisht për sisteme statistikore, të cilat kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë”, tha ajo.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se në takimin e sotëm do të prezantojnë punën e tyre njëvjeçare për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Meqë rast do të shkëmbejmë përvojat e përbashkëta si shtet fqinj në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Sallahu.

Eksperti i këtij projekti nga Bosnja, Eldan Mujanoviq theksoi se në takimin e sotëm me ekspertë rajonalë do të shohin mundësitë për të përmirësuar juridiksionet në fuqi.

” Synimi është që të këmbejmë informacione, përvoja dhe si është mënyra më e mire që të zbatohen praktikat e mira nga BE-ja dhe direktiva e BE-së, e cila përcakton disa prej standardeve përkatëse në këtë fushë. Është një mundësi shumë e mirë për të bërë bashkë hisedarët nga rajoni, duke i përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut. Kemi shumë praktika të mira, por ka shumë hapësirë për përmirësim në të gjitha juridiksionet tona dhe nga gjitha organet e përfshira”, u shpreh ai.

Ky projekt është zbatuar nga Qendra Këshillim për të Drejtat Individuale në Evropë (Qendra AIRE) në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), me financim të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort